Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
15 June 2026
Vizion fokus

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci....

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje:...

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë...

Takimi i ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

20 Qershor 15:51

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Bruksel për të diskutuar masat për sigurinë, ndërsa vazhdon sulmi i Rusisë në Ukrainë. Ministrat e mbrojtjes përgatitën gjithashtu kuadrin për takimin e nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet pas një muaji në Lituani, ku Presidenti Joe Biden dhe homologët e tij do të shprehin mbështetjen e tyre për Ukrainën.

 

Ministrat e mbrojtjes morën pjesë në ministerialin e NATO-s në Bruksel për të diskutuar rreth luftës së Rusisë në Ukrainë dhe masave për sigurinë euro-atlantike.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e quajti agresionin e Rusisë në Ukrainë kërcënimin më të madh për brezin tonë.

 

“Me luftën e agresionit të Presidentit Putin ndaj Ukrainës, ne përballemi me kërcënimin më serioz ndaj sigurisë euro-atlantike që prej një gjenerate. Kemi aktualisht mbi 40 mijë forca nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s, dhe shumë të tjerë në gjendje të lartë gatishmërie, të mbështetur nga mjete të konsiderueshme ajrore dhe detare. Kemi dyfishuar numrin e grupeve luftarake shumëkombëshe, që nga Balltiku dhe deri në Detin e Zi”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

 

Takimi i ministrave të mbrojtjes vjen vetëm një muaj përpara se Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologët e tij do të mblidhen për një takim të nivelit të lartë në Lituani, për të demonstruar mbështetjen për Ukrainën.

 

“Sot do të përgatisim terrenin për një takim të nivelit të lartë të NATO-s në Vilnius, ku udhëheqësit do të marrin vendime për të forcuar më tej kapacitetet tona parandaluese dhe mbrojtëse. Do të shqyrtojmë planet e përditësuara për mbrojtjen e Evropës”, tha zoti Stoltenberg.

 

Në takimin e nivelit të lartë, vendet anëtare të NATO-s pritet të nënvizojnë vendosmërinë e tyre për të vepruar në rast se Presidenti rus Vladimir Putin përpiqet ta zgjerojë luftën drejt perëndimit.

 

NATO ra dakort në vitin 2008, se Ukraina do të anëtarësohet në organizatë një ditë, por nuk caktoi një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin.

 

Ndërsa lufta vazhdonte, Ukraina aplikoi për një “anëtarësim të përshpejtuar” në NATO, më 30 shtator.

 

Ndërsa Gadishulli i saj i Krimesë është i aneksuar, dhe forcat ruse dhe separatistët pro-Moskës mbajnë pjesë në jug dhe në lindje të vendit, nuk është e qartë se çfarë trajte do të kenë kufijtë e Ukrainës.

 

NATO nga ana e asaj po rrit marrëdhëniet me Ukrainën.

 

Komisioni NATO-Ukrainë do të shndërrohet në një Këshill NATO-Ukrainë, duke i mundësuar kështu këtij vendi uljen në të njëjtën tavolinë me të 31 vendet anëtare të Atlantikut të Veriut./voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Bruksel NATO takime

Nga e njëjta kategori

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit

më shumë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

më shumë...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

më shumë...

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:42

Kush është në listë?/ Këto tre shenja...

10:34

Pa flluska në këmbë gjatë verës/ Metoda...

10:19

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe...

9:44

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

8:54

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk...

8:43

Pagat po rriten se ka zhvillim apo...

8:12

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

8:06

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i...

7:02

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për...

6:50

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi...

6:24

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump...

5:57

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në...

5:41

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë...

5:05

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6...

4:33

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald...

4:14

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron...

4:06

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit,...

3:15

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues...

3:13

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik...

3:08

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Kush është në listë?/ Këto tre shenja horoskopi janë më të m...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci. Arsyet pse...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.