E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Takimi i Bashës në Fier, reagon Rama: Bën përsheshe me virus për politikë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një foto nga takimi elektoral i Lulzim Bashës në Fier, duke e krahasuar me zhvillimin e procesit të vaksinimit kundër COVID në sheshin “Skënderbej”.

Duke i vënë në një linjë, kreu i qeverisë tha se njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, ndërsa forca tjetër politike, duke iu referuar PD-së, “bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman”.

Reklamë

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman… *Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë???? Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158656431296523

Vazhdo të lexosh

Reklamë