E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Takimet elektorale të Bashës/ Rama: Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një foto nga takimi elektoral i Lulzim Bashës në Kukës, duke e krahasuar me zhvillimin e procesit të vaksinimit kundër COVID në sheshin “Skënderbej”.

Teksa e quan kryedemokratin një drejtues pa karakter dhe të papërgjegjshëm, kreu i qeverisë shprehet se uron që Zoti të ruajë simpatizantët e PD nga infektimi.

“Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë! #TurpLulëzim *Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish.”

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158663624001523

Vazhdo të lexosh

Reklamë