E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Takim me Vuçiç, Thaçi: Normalizim me njohjen e pavarësisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të takohet te enjten  ne Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Biseda mes tyre do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e BE-së Federika Mogherini.

 

Në një shkrim mbi ketë takim, presidenti Thaçi thekson se Kosova tashmë është një shtet i pavarur dhe vitin e ardhshëm shënon dhjetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë, e cila u pagua shtrenjtë nga gjaku i qindra e qindra dëshmorëve dhe i mijëra viktimave civile. Kosova – shkruan me tej Thaçi, ka arritur shumë suksese deri më tani, por ajo që është e rëndësishme është rruga drejt BE-së.

 

Reklamë

Por, presidenti thekson se fillimisht duhet pranuar fakti se pengesa më e madhe do të jetë aftësia për të përmbyllur me sukses procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Padyshim, normalizim i plotë nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Për t’i hapur rrugën e lirë drejt BE-së dhe për të arritur njohjen e Kosovës nga Serbia, Thaçi shkruan se duhet që në mënyrë urgjente të bëhet konstituimi i kuvendit të Kosovës dhe qeverisë së re.

 

Thaçi premton se në këtë proces do të jetë transparent dhe ka paralajmëruar se do të krijojë një ekip uniteti për këto bisedime Kosovë-Serbi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë