Tajfuni Ragasa, cikloni tropikal më i madh në botë për këtë vit ka goditur pjesë të Tajvanit e Kinës në Azi, duke shkaktuar viktima, të humbur dhe miliona të zhvendosur.
Hong Kongu dhe pjesë të Kinës jugore u vendosën në gatishmëri të lartë, ndërsa supertajfuni u afrua këtë të mërkurë me erëra dhe shira të fuqishëm, duke i detyruar autoritetet kineze të mbyllin shkollat dhe bizneset në të paktën 10 qytete.
Gati 1.9 milion njerëz u zhvendosën në të gjithë provincën Guangdong, fuqinë ekonomike jugore të Kinës.
Agjencia kombëtare e motit parashikoi se supertajfuni do të rriste intensitetin në orët në vijim, teksa shkollat, fabrikat dhe shërbimet e transportit publik u pezulluan në dhjetëra qytete të tjera.
Në tajvan, të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe mbi 120 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të digës së një liqeni. Viktima dhe të zhdukur janë raportuar edhe në Filipine.
Pamjet treguan lagje e rrugë të përmbytura dhe banesa të shkatërruara. Paraprakisht dëmet materiale llogariten në miliarda euro.
/vizionplus.tv





