Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta po shkakton në Gjermaninë Veriore dhe Lindore tajfuni “Gitka”, i cili ka goditur rajonin që prej natës. Në North Rhine-Westphalia një tren doli nga shinat duke u përpjekur të shmangte një pemë që kishte rënë në shina, ndërsa shërbimet e trageteve bregdetare në Detin e Veriut janë anuluar.

Sipas Shërbimit Federal të Motit (DWD), shpejtësia e erërave që fryjnë në brigjet veriore arrin deri në 140 km/h, ndërsa në rajonin e Berlinit dhe Brandenburgut janë regjistruar shpejtësi prej 90 km/h. Lidhja e trageteve Rostock – Gentser (Danimarkë) është pezulluar që në mëngjes, për arsye sigurie.

Një tren Northwestern Railway doli nga shinat më herët sot në Bad Driburg, Westfalia Lindore, por asnjë nga 50 personat në bord nuk u plagos. Treni doli nga shinat kur shoferi u përpoq të shmangte një trung peme që kishte rënë në shina për shkak të motit të keq. Riparimi i dëmtimeve në shina pritet të përfundojë deri në mbrëmje, por nuk priten probleme të tjera për publikun udhëtues, pasi në çdo rast, për shkak të grevës në Deutsche Bahn (DB), nuk qarkullojnë trena në zonë.

Dukuritë pritet të vazhdojnë edhe nesër, kryesisht me stuhi të fuqishme, ndërsa nga mesdita parashikohet të dobësohen erërat. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *