E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tahiri reagon për incidentin në Vorë: Meta po nxit tensione

Saimir Tahiri ka reaguar pas incidentit të raportuar në Vorë dhe akuzave të LSI-së, duke e quajtur Ilir Metën “qen që leh, por nuk të ha”, si dhe u ka bërë thirrje militantëve të saj që të ruajnë qetësinë nga provokimet e LSI-së.

 

 

Deklarata e plotë e Tahirit

Ju shpreh keqardhjen për tensionimin që Presidentit i zgjedhur Ilir Meta, ka nxitur e po nxit në Vorë nga dje dhe sot në vazhdim.

Reklamë

Ilir Meta ka angazhuar një rrjet njerëzish me precedentë penale, për të provokuar e penguar votuesit e zonës.

Janë të njejtët që e kthyen Vorën në një vendgrumbullim mercenaresh ordinerë të Ilir Metës në zgjedhjet e kaluara vendore.

Partia Socialiste Tiranë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Vorës me të drejtë vote, të marrin pjesë masivisht në votim dhe të mbajnë mirë parasysh sot shprehjen e urtë të popullit, “Qeni që leh nuk të ha”.

Mos bini pre e provokimeve që organizon i dëshpëruari Ilir Meta dhe konsiderojini kërcënimet e tij, shenja të c’ekuilibrimit të një politikani që nuk po kupton dot se si do jetojë pa pushtet!

Ruani qetësine!

Vazhdo të lexosh

Reklamë