Subscribe

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e quajti rekord të 25 viteve të fundit, numrin e ulet te vrasjeve. Në një dalje për mediat ku bëri bilancin e ministrisë që ai drejton, Tahiri tha se shifrat tregojnë rritjen e besimit të qytetarëve te policia, ndërkohë që motivet e ngjarjeve kriminale vazhdojnë të jenë një problem. Për këtë, Ministri i Brendshëm tha se jo në çdo rast gishti i përgjegjësisë, duhet drejtuar policisë së shtetit. Ministri iu përgjigj dhe interesimit te gazetareve për gjobat progresive te automjeteve, te cilat sipas tij, nuk kane nevoje per shume debat. Nga te dhënat e Ministrisë se Brendshme gjate vitit 2015, nuk ka ndodhur asnjë vrasje për motive gjakmarrje. Per sa i përket operacioneve antidroge, policia ka arritur te shkatërroje rreth 99.6 perqind të sipërfaqeve të kultivuara, ndërkohë që është kultivuar 8 herë më pak kanabis. Tahiri u ndal dhe tek referimet ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish krerëve të policisë për ngjarjet e 21 janarit për të cilat, tha se një pjesë janë ende në hetim. Në mbyllje, Ministri i Brendshëm nuk la pa përmendur dhe akuzat e opozitës të cilat, sipas tij, vazhdojnë të kapin shifra rekord edhe për 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *