Subscribe

Byroja Federale e Investigimit ne SHBA do të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare, për shkëmbimin e informacionit në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Marrëveshja u nënshkrua mes Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtorit të FBI, Xhejms Komei, gjatë vizitës së delegacionit shqiptar kryesuar nga kryeministri Rama, në zyrat e byrosë. Dokumenti parashikon që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre. Në Tiranë, do të jetë zyra e antiterrorit që do të shkëmbejë të dhëna me qendrën kundër terrorizmit në ShBA. Por Drejtori i FBI, Xhejms Komei u angazhua për të ndihmuar në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj. Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji nënshkruar nga një Ministër i Brendshëm në gjithë historinë e marrëdhënieve ndërmjet policisë së shtetit dhe FBI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *