Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet...

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish Libanin në...

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën e OBSH-së,...

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet për bizneset...

Denoncimi: “Tatimet&doganat”, operacion fshesë para paqes fiskale

Apeli: Nëse nuk jeni gati, mos aplikoni për “Paqen...

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ministria...

Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me Iranin duhet...

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e gjuhës shqipe...

Netanyahu poston foto me Trump të krijuar nga Inteligjenca...

Tahiri në pritje të vendimit, Hoxha: Kjo ngjarje vendos një epokë të re për Shqipërinë

19 Shtator 20:08

Gjyqi ndaj ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri është një ngjarje e bujshme dhe tronditëse për të gjithë politikën në Shqipëri.

 

Në vendin tonë ka ndodhur që  në 30 vite të dënohen edhe ministra e zv ministra, për të mos harruar dënimin e ish kryeministrit Fatos Nano para 25 vitesh.

 

Ndaj ish ministrit rëndon akuza për trafik drogë. Në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus këtë të enjte ka qenë gazetari Artan Hoxha i cili është shprehur se në këtë process ka diçka të paqartë, pasi sipas tij prokuroria dhe pse i vesh akuzat më të rënda të dënimit, masa ishte minimale.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij në edicionin e lajmeve në Vizion Plus është shprehur se mbyllja e procesit të dënimit të Tahirit është një ngjarje që do të hapë një epokë të re, nga ky moment e mbrapa do të kemi të bëjmë me një tjetër histori.

 

Më poshtë intervista e plotë e gazetarit Hoxha dhënë për Vizion Plus:

 

Kjo vonesë e trupit gjykues për të dhënë vendimin çfarë tregon, pritej që të jepej që në orën 16:00, ka vështirësi, ka hezitime apo është çështje proceduriale, si mendon?

 

Është bërë një gjithë e gjatë pritje sot, për shkak të mbase të pritshmërisë pasi është një ngjarje që siç e thatë dhe ju nuk ka ndodhur shpesh në Shqipëri. Për mua është një ngjarje që vendos një epokë, nga ky moment e mbrapa do të kemi të bëjmë me një tjetër histori. Problemi është se vendi gjatë këtyre 30 viteve ka vajtur për mosndërshkueshmëri dhe mosndërshkueshmërinë e funksionarëve të lartë e politikanëve të rëndësishëm që gjithmonë i kaë shpëtuar sistemit. Deri te ish-kryeministri është dënuar aq herët sa ne i kemi harruar, është kryeministri ipara 92’, nuk kishte ardhur akoma ajo që ne quajmë demokraci. Ministër është një për tu bërë “kokë turku”, u gjet një “kokë greku”, i vetmi minoritar që kishte zoti Berisha që ishte Spiroksera i cili u dënua dhe më pas ai u relativizua. Gjatë kohës së mandatit të PS-së nga 97’ në 2005 zyrtari i rëndësishëm që u dënua ishte zv. Ministri i brendshëm Bujar Inci që nuk pati atë impakt. Ndërshkim të atyre që ne i quajmë peshqit e mëdhenj për herë të parë ne kemi një process me pritshmëri të tillë aq më tepër që është një process që zhvillohet edhe në monitorimin e aleatëve tanë, por dua të theksoj një gjë. Kjo është një çështje e rëndësishme pasi nuk ka pasur kryeministër në Shqipëri që të akuzohet për trafik të narkotikëve në bashkëpunim në formë të një grupi të strukturuar kriminal, ose tjetër është grup i strukruruar kriminal, organizatë kriminale, dhe kjo ka një gjë që nuk bën sens për mua. Prokuroria kërkon dhe i vesh akuzat më të rënda ish-ministrit dhe kërkon minimumin e dënimit kërkon 12 vjet. Çdo njeri tjetër që njoh unë dhe ka shkuar në Gjykatë për këto akuza prokuroria ka kërkuar maksimumin ndërsa këtu minimumin nuk ka logjikë nuk ka sens. Nuk e di pse prokuroria ka qenë e bindur që ti japë një akuzë kaq të rëndë pasi mund ta dënonte me çdo lloj akuze tjetër por gjithmonë kishte prova në dispozicion.

 

Ish-ministri vazhdimisht  e ka nënvizuar prokuroria nuk ka asnjë provë kundër tij, mos është prokuroria në pozita inferior mos vërtet nuk ka arritur të ketë vërtet prova? Sigurisht që ne do ta vertetojmë një gjë të tillë pasi të publikohet materiali i prokurorisë.

 

Pak a shumë e dimë materialin e prokurorisë dhe çështje që unë jam skeptik është fakti që hetimi është bërë një hetim i nxitur një hetim që nisi për shkak të rrethanave politike dhe jo si një hetim i mirfilltë. Ai nisi pas publikimit të disa përgjimeve në disa portale nuk nisi hetimi nga një ngjarje konkrete që nis zakonisht dhe pasi nisi heti ju bashkangjitën edhe dy çështje të tjera që ishin krejt të palidhura me këtë rast.

 

Gjithë procesin gjyqësor e kanë ndjekur nga afër përfaqësues të ambasadës Amerikane në Tiranë, a është kjo një shenjë presioni e një interesimi të aleatit më të madh të Shqipërisë për ta çuar deri në fund këtë çështje?

 

Në fakt prezenca e përfaqësuesve të ambasadës në çdo seancë procesi dëshmon se SHBA ishin shumë të interesuara në këtë proces dhe po e monitoronin, por nga ana tjetër ai mesazhi përcillet është fakti se kur përfaqësues të SHBA kanë qenë  prezent në një process, vendimi gjithmonë ka përfunduar me fajësi, mund të ketë qenë rastësi porn ë çdo rast dhe në ato që unë mbaj mend penale kryesisht procesi ka përfunduar me dhënie fajësie pavarsisht gjendjes që kanë qenë provat. Për shtyrjen e vendimit mendoj se ka ndikim, pasi situatën e nxori pak jashtë kontrollit mbrojtja e Tahirit e cila reagoi menjëherë pasi u dha pretence e prokurorëve, tradita është se pasi lexohet pretenca e prokurorit seancën tjetër është mbrojtja e të pandehurit dhe brenda asaj séance ose një seancë më vonë gjykata del në vendimin përfundimtar. Në rastin konkret ndodhi mesa duket kjo ishte një taktikë, duke ditë që Tahiri e di mjaft mirë se si funksionojnë mediat në Shqipëri, meqë atë ditë mediat do të merreshin me faktin që u kërkua dënim për tahirin atë ditë 12 vjet, dhënia aty për aty e konkluzionit përfundimtar të mbrojtjes u duk sikur u kundërpërgjigj kërkesës përfundimtare të Prokurorisë. Në fakt ajo që më ka bërë përshtypje është se në raste të tilla gjykata e ka të marrë vendimin, pasi ka dëgjuar konkluzionet përfundimtare dhe të avokatit mbrojtës të të pandehurit e ka krijuar bindjen. Ne nuk jemi një sistem amerikan ku juria shprehet për fajësi ose jo dhe pastaj gjykata vendos për masën e dënimit. Për mendimin tim vendimi duhet të jetë i arsyetuar, pasi çështja është shumë sensitive dhe një vendim i paarsyetueshëm lë vend për spekulim.

 

Posted Under:
Intervista e ditës Kronike
Tagged:
akuza Gjykata Saimir Tahiri

Nga e njëjta kategori

Ishte shpallur në kërkim për zjarrin në tregun e fruta-perimeve në Lushnje, arrestohet 48-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Alkool, drogë dhe telefona, sërish kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen sendet e ndaluara

më shumë...

Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm të një kantieri ndërtimi në Kamëz

më shumë...

Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në kokë, detajet nga ngjarja në Tiranë, si u plagos 17-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së,...

10:26

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish...

10:07

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën...

9:25

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

8:48

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet...

8:28

Denoncimi: “Tatimet&doganat”, operacion fshesë para paqes fiskale

8:08

Apeli: Nëse nuk jeni gati, mos aplikoni...

7:57

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në...

7:32

Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me...

6:58

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

6:25

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e...

6:00

Netanyahu poston foto me Trump të krijuar...

5:42

Tragjedi! Humb jetën një atlet, shkak temperaturat...

5:16

Trump: Nuk do të nxitohemi për marrëveshje...

4:57

VIDEO/ Policia hyn me forcë në selinë...

4:40

“Fest në sokak” në Gjirokastër, pesë ditë...

4:18

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por...

3:55

Von der Leyen: Përparim në bisedimet SHBA-Iran,...

3:05

Restaurohet “Nënë Tereza”, shtatorja në Qafë-Thanë kishte...

2:59

Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen...

Më të klikuarat

  • Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në kokë, detaje...
  • Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen të nd...
  • “Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkës...
  • Plagoset me armë 17-vjeçari, ngjarja ndodhi aksidentalisht n...
  • Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.