Subscribe

ENI FERHATI

 

GAZETAR  I VIZION PLUS

 

 

 “Gjykatës së Krimeve të Rënda iu deshen 39 dite kohe per të zbardhur vendimin për Saimir Tahirin. Në materialin prej 140 faqesh shpjegohet pse ish ministri i Brendshem u denua vetem per shpërdorim detyre ”.

 

 

Vendimi i arsyetuar i gjykatës rendit të gjitha faktet dhe provat e administruara gjatë procesit , perfshire edhe përgjimet e autoriteteve italiane per grupin Habilaj.

 

Sipas gjykatës Saimir Tahiri në pozicionin e ministrit të brendshëm ka mbajtur lidhje të qëndrueshme me Moisi Habilajn duke krijuar premisa të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në rradhët e policisë së shtetit.

 

Po ashtu, ish ministri nuk ka marrë masa për të vënë në eficencë strukturat e policisë  së vlorës per kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

 

Lidhur me akuzat e trafikut të drogës në 4 episode dhe grupit kriminal, gjykata thot se nga përgjimet dhe veprimet e kryera nuk vërtëtohet që Tahiri të ketë patur rol.

 

Togat e zeza evidentojne edhe faktin se ish ministri nuk rezulton te kete përfituar te mira materiale apo dhurata sic degjohet ne përgjime, e per me teper nuk vërtetohet  te jete shefi i madh, por mbetet vetem ne fazen e dyshimeve që shkojnë në favor te te akuzuarit.

 

Saimir Tahiri u denua me 3 vite sherbim prove per shpërdorim detyre nderkohë që prokuroria kërkoi në pretencen e saj denimin me 8 vite burg me gjykim te shkurtuar.

 

Sipas gjykatës edhe për të pandehurin tjeter ne kete proces Jeld Çela paraqitet e njetja situate. Ish drejtori i policisë se vlores sipas gjykatës ka vepruar vetëm pas denoncimit të parcelave me drogë nga SHISH apo garda di financa. Çela u dënua me 3.4 vite burg dhe vijon arratinë prej gati 2 vitesh.

 

Ndërkohë ish ministri Tahiri dhe drejtori i policisë Çela pritet të përballen në apel me prokurorinë , ku edhe kjo e fundit ankimoi vendimin e shkallës së parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *