Subscribe

Pas pas pezullimit nga detyra te Haki Çakos, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbrojtur qarte dhe pa as me te voglin dyshim Drejtorin e Përgjithshëm te Policisë dhe dy vartesit e tij. Madje Tahiri doli garant duke thënë se ata nuk kane kryer asnjë përgjim te paligjshëm.
“Haki Çako dhe 2 punonjësit nuk kanë bërë asnjë përgjim. Jap mbështetjen time personale dhe të kryeministrit për drejtorin dhe dy punonjësit”.
Tahiri e ligji ngjarjen me reformën ne drejtësi, per te cilën nuk kurseu akuzat ndaj opozitës. Ministri tha se qëndrimet e selisë blu janë dëshmia e gjallë se PD-ja nuk e do reformën në drejtësi dhe se po bën çmos për ta bllokuar atë. Këto deklarata, Ministri i Brendshëm i bëri nga panairi i policisë së shtetit, i zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” për të prezantuar teknologjinë e fundit të uniformave blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *