Subscribe

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila deri para pak muajsh ishte aleatja strategjike e PS-së, sot në opozitës me të, i vendos afate ultimative kryeministrit Edi Rama për çështjen “Tahiri”. Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, shefi i qeverisë ka edhe tre ditë kohë për të vendosur nëse do drejtësi.

 

“Të mërkurën ky kryeministër, i cili llomotit pa fund në një llogore, pa sens pa kuptim, që nuk të çon asgjëkundi, ka një provë shumë të qartë dhe evidente, të vendoset me krimin apo të vendoset kundër tij. Bëhet fjalë për krim të organizuar dhe të strukturuar, të vendoset në anën e ligjit apo të vendoset në anën e antiligjit. Të vendoset në anën e parlamentit aktiv që ndihmon dhe mbështet organet e prokurorisë që të bëjnë drejtësi, të zbulojnë të vërteta të rënda, shumë të rënda, të cilat opinionit i duhen për tu shëndoshur dhe Shqipërisë për të qenë më e qetë, apo do të mbulojë këto të vërteta”

 

Vasili akuzoi qeverinë “Rama” se në katër vite kanabizoi vendin.

 

“Në këto katër vjet Edi Rama e mbolli Shqipërinë me drogë anë e kënd, i hapi hapësira pa fund krimit që ai të shinte në Shqipëri dhe të ulej deri në karriget e qeverisë. Në këto katër vjet Edi Rama zgjodhi që të përgatiste dhe të vinte në veprim edhe krimin elektoral të 25 qershorit, ku ai e zhveshi policinë dhe i kërkoi që ajo të shkonte dhe të ishte aktore elektorale”

 

LSI përmes përfaqësuesit të saj në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, mbështeti kërkesën e Prokurorisë për t’i dhënë të drejtë të arrestojë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *