Subscribe

Reforma ne drejtësi duhet t’i jap fund riciklimit te krimineleve nga gjykatat. Nga Vlora, ku mori pjesë ne analizën vjetore të policisë së këtij qarku, ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, shenjestroi gjyqësorin per pandeshkueshmerine e personave qe arreston policia, duke e argumentuar ne këtë mënyre serine e ngjarjeve kriminale te ndodhura këtë fillim viti.

Dhe bashkërisht të japim shtysën e nevojshme për Reformën në Drejtësi. Sepse kurrë nuk duhet parë puna e Policisë veçmas nga puna që bëjnë organet e Drejtësisë. Kriminelët që arreston Policia duhet të merren në burg e të vuajnë dënimin, ndaj Reforma në Drejtësi përcakton këto standarde: për të mos pasur më kurrë kriminelë që riciklohen në shoqëri për shkak të vendimeve të korruptuara të gjykatave.

Gazetari: Sa e rëndësishme është Reforma në Drejtësi për Policinë, duke qenë se vitet e kaluara ka pasur shumë raste ku persona të arrestuar nga bota e krimit janë arrestuar dhe liruar?

Ministri Tahiri: Jeni dëshmitarë të ngjarjeve të përsëritura, me njerëz që kanë rekorde kriminale të përsëritura, që në vlerësimin tonë duhet të ishin duke vuajtur dënimin (siç ndodh në çdo vend të botës).

Një njeri që kryen një ngjarje kriminale nuk mund të gjendet  i lirë pas dy vitesh, e të përsërisë të njëjtat ngjarje kriminale! Reforma në Drejtësi duhet të adresojë pikërisht këto çështje”.

Ministri edhe pse tha se prêt zbardhjen e vendimit të kushtetueses, ministra kërkoi dënime me të ashpra për armëmbajtjen pa leje.

“Në e theksova, pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Personalisht mendoj që armëmbajtja pa leje duhet të dënohet në mënyrë maksimale dhe të rëndë. Është një fenomen që duhet të na shqetësojë shumë si shoqëri, për sa kohë ka njerëz që ende për zgjidhjen e konfliktit të tyre i drejtohen armës. Armëmbajtja pa leje nuk mund kurrë të lehtësohet si vepër penale.

Unë pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Paraprakisht më duket vendim mjaft i rrezikshëm, por pres të zbardhet. Do reflektohen sugjerimet e Gjykatës Kushtetuese, por do kërkoj me insistim që armëmbajtja pa leje të quhet vepër mjaft e rëndë penale”.

Për ngjarjet kriminale të fundvitit, Tahiri tha se puna e policisë nuk mund të gjykohet nga raste të veçanta. Policia bën detyrën e saj ndaj dhe duhet lejuar për ta bere ketë tha ministri.

Gjatë analizës vjetore të policisë në qytetin e Gjirokastër ministri Tahiri tha se ka ende probleme me kultivimin e lëndëve narkotike.

Sipas tij, informacionet e policisë tregojë se ka tendenca që grupe të caktuara po tentojnë të rikultivojnë kanabisin. Saimir Tahiri ka pranuar se fenomeni i korrupsionit është i përhapur në radhët e policisë, dhe kjo mbetet një sfide hapur për të gjithë. Deri tani janë proceduar 1000 efektivë në të gjithë vendin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *