Subscribe

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, dëshmuan për rreth një orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me kërcënimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga Emiliano Shullazi. Në dalje, Saimir Tahiri deklaroi se dha kontributin e tij, për një shtet më të fortë, por pa përmendur detaje lidhur me kërcënimin e Rektorit.

 

“Kjo është arsyeja pse duhet reforma në drejtësi, politikanë që respektojnë ligjin, arsyeja pse reforma i jep zgjidhje të gjithë përpjekjes dhe aspiratës së shqiptarëve për të pasur drejtësinë që duan.”

 

Tahiri iu përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve për akuzat e ish-kryeministrit Berisha për lidhje të tij me Shullazin.

 

“Kush më ka përfolur? Unë jam mësuar me akuzat e Saliut dhe vetëm më bëjnë më të fortë, nuk jam si Saliu që vret njerëz si në gërdec dhe 21 janar dhe nuk paraqitet në prokurori, e konceptoj detyrën ndryshe dhe do luftoj deri ditën e fundit”.

 

Ministrja e arsimit Lindita Nikolla nuk preferoi të japë komente për dëshminë e saj në prokurori.

 

Në prill të vitit te kaluar, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, u kërcënua nga Emiljano Shullazi, i cili u arrestua pak ditë më vonë. Ngjarja u bë publike fillimisht nga ish-kryeministri Berisha e më pas u pranua nga vetë kandidati për rektor në atë kohë Mynyr Koni, i cili tha se kërcënimi ishte real.

 

Për rastin nuk kishte denoncim, ndërsa policia shoqëroi Emiljano Shullazin si të dyshuar kryesor. Në momentin që po përgatitej lirimi i tij pas marrjes në pyetje Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzoi urdhërarrestin. Kanosja ndaj profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule, ndodhi në kohën e zgjedhjeve për organet drejtuese në universitete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *