Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nuk tërhiqet nga rritja e dënimeve për armëmbajtjen pa leje. Gjatë inspektimit të punimeve per ambientet e reja të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Vaqarr, Tahiri tha se vendimi i Kushtetueses ishte dekurajues, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë propozime të tjera. Ai beri me dije se shpejt ministria do të paraqesë amendimet për armëmbajtjen pa leje. Një problem për policinë mbetet lirimi nga Gjykata i të arrestuarve për kete vepër penale. Tahiri tha se i ka dërguar shkresë Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Drejtësisë, në mënyrë që për gjyqtarë të tillë, të nisin procedurat disiplinore.