E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tahiri: Beteja ime sapo ka filluar

Im ministri i Brendshëm ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së krimeve të Rënda këtë të enjte.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri shkruan se beteja e tij sapo ka filluar.

 

Reklamë

“Nuk të themi dot që je i pafajshëm, këshuqë po të dënojmë pak fare….kështu e kuptova sot. Beteja ime sapo ka filluar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.”

 

Ndërkohë gjykata e Krimeve të Rënda, pas një seance maratonë  ka shpallur fajtor Tahirin për shpërdorim detyre, por i pafajshëm për trafik droge dhe favorizim të grupeve krimiale, duke e denuar me 5 vite burg ish ministrin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij konvertohet në 3.4 vjet shërbim prove.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë