Subscribe

Admir Tafilaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i akuzuar si porositësi i vrasjes me pagesë nga brenda burgut, u përball këtë të enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda, me të penduarin e drejtësisë Kristi Pine. Para trupit gjykues, Tafilaj mohoi se qëndron ai pas vrasjeve të kryera nga Kristi Pine, si dhe ka akuzuar këtë të fundit si mashtrues.

“Kristi Pinen e kam njohur në burgun e Bradasheshit dhe nuk e kam urdhëruar të kryej asnjë vrasje. Nga shoqëria që krijuam në burg, kur Pine doli unë i kërkova që sa herë të vinte për të më takuar të më sillte 2 ose 3 celularë të cilët unë i shisja me 400 euro për të burgosurit dhe Pines i jepja 100 euro. Pine më foli për një hasmëri të familjes së tij, ku Brahim Mane i kishte vrarë dajën dhe ky donte të hakmerrej. I kam kërkuar të më sillte dhe kokainë në burg, ndërsa për shumë kohë deri në ditën e arrestimit Pine ka punuar për mua duke ruajtur familjen time gruan dhe tre fëmijët dhe këtë punë e ka bërë deri ditën që u arrestua”.

Por, kjo deklaratë e Tafilit është kundërshtuar nga Pine, i cili tregoi mënyrën se si jepeshin urdhrat e vrasjeve nga Tafili që qëndronte në burg. Mes dy të pandehurve, si anëtar të grupit kriminal të vrasjeve me pagesë, nuk munguan replikat, teksa Tafili i shpjegoi Gjykatës se kishte paguar Pinen me 3000 euro për të blerë një armë ‘Scorpions’ dhe një pistolete. Ne fund, Pine iu drejtua te dënuarit me burgim te përjetshëm, duke i thënë: Tregoi Gjykatës pse ta kam ruajtur familjen?’

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *