E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 39 minuta më parë
Video · Vendi

Tafilaj përballet me Kristi Pinen

Për herë të parë, i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafilaj, u përball në Gjykatën e Krimeve të Rënda me Kristi Pinen, personin të cilin dikur e urdhëronte nga qelia, që të bënte vrasjet me pagesë. Por Gjykata kishte bere kujdes që Tafilaj dhe Pine, të mos shiheshin me njëri-tjetrin, ndonëse bashkë i ndanin vetëm disa metra. Pine ruhej nga 4 policë speciale pas një muri të posaçëm, ndërsa Tafilaj ndodhej në kafazin e hekurt. Në nisje të seancës, ndonëse dosja e përmban emrin e Admir Tafilaj me qindra herë, gjyqtari kërkoi nga i pandehuri të saktësonte mbiemrin. Por seanca e kësaj të enjte u shty, pasi nuk paraqitën 6 të pandehur.
Për shkak të dinamikës dhe rëndësisë së çështjes, u vendos nga relatori i çështjes Tom Ndreca, që Tafilaj dhe të akuzuarit e tjerë, të dalin çdo të mërkurë për gjykim. 13 të pandehurit akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që kryenin vrasje me pagesë.
Prokuroria dyshon se urdhëruesi i vrasjeve ka qenë Admir Tafilaj, ndërsa ekzekutuesi ishte Kristi Pine, tashmë me statusin e dëshmitarit të mbrojtur.
Grupi akuzohet për disa vrasje, plagosje dhe planifikim ekzekutimesh kundrejt shumave të mëdha financiare.

Më shumë video

Reklamë