Nga aktiviteti në kuadër të javës europiane, kreu i qeverisë Rama foli për herë të parë për heqjen e tabelave në gjuhën greke, dy ditë më parë në Finiq.

Kryeministri tha se tabelat nuk u hoqën se kishte lidhje me minoritetin, por se ishin jashtë kritereve dhe pa marrë parasysh parametrat e sigurisë duke shmangur nevojën e një leje që do i evitonte të gjitha këto dhe shpenzimet e bëra.

Rama sqaroi se tabelat do të vendosen sërisht brenda ditës së premte, mbi bazën e ligjit në fuqi dhe kritereve teknike.

 

Para pak ditësh u ngrit një tjetër furtunë, u ngrit këtu, vazhdoi andej për disa tabela rrugore të vendosura pranë një zone me shumicë minoritare. U tha, ç’nuk u tha këtej, u pasua andej gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr, ndërkohë që është shumë e thjeshtë. Tabelat nuk u hoqën sepse kishin lidhje me minoritetin por se ishin jashtë kritereve teknike dhe pa marrë parasysh parametrat e sigurisë, duke shmangur nevojën e një leje që do evitonte këto. Nuk u hoqën për të mos u vënë më. Nesër do të fillojnë të vendosen dhe deri të premten do jenë të vendosura të gjitha nga ARRSH mbi bazën e legjislacionit në fuqi”. Të gjithë atyre që bëjnë patriotin, apo ultra atdhetarin duke vënë kujën sepse në një zonë ku jeton minoriteti ka tabela ku shkruhet dhe greqisht u them se ne jemi një vend europian dhe kur flasim për Europën flasim edhe për këtë. Përveç se për traditën tonë të respektit reciprok dhe të trajtimit të barabartë të kujtdo, pavarësisht kombësisë që jeton në këtë shtëpi. Kush do të bëjë vota dhe propagandë më këtë lloj politike le të vazhdojë por kur nuk do të arrijë të kthejë mbrapsht rrugën e një tradite që është e shënuar që në kanunin tonë dhe është e shënuar në Kushtetutën tonë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *