Jorida Tabaku, ish-deputetja e PD, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratën e bërë prej këtij të fundit në seancën e kësaj të marte ku theksoi se demokratët do të rrisin taksat.

 

Në një postim në “Facebook”, Tabaku shprehet PD ka programin më të mirë ekonomik me taksat më të ulëta në rajon dhe se do të heqë çdo barrierë që bizneset të punojnë të qetë.

 

Tabaku e cilësoi deklaratën e Ramës si një gënjeshtër dhe theksoi se ai duhet të largohet nga qeveria.

 

“Rama tha sot se bizneset qe protestojne se dine se Partia Demokratike do ti rrise taksat! Genjeshter! Partia Demokratike ka programin me te mire ekonomik me taksat me te uleta ne rajon. Sot bizneset e vogla protestojne se jane futur ne skemen e TVSH, se paguajne 50% te te ardhurave taksa, se qeveria po i merr frymen, se taksidaret i rrine te dera, se shteti i konsideron si armiq! Partia Demokratike do te ule taksen e BV ne 0,5% te xhiros, do te heqe cdo barrriere e do te ofroje mundesine qe te punojne te qete! Biznesi eshte punedhenesi me i madh dhe biznesi i lire dhe i ndershem do te kete mundesi te lulezoje! Prandaj sot bizneset protestojne #Ramaik”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *