Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Jorida Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se po promovon antivlerat.

 

Gjatë një takimi me disa nga familjet e vjetra të Tiranës, Tabaku komentoi deklaratën e kandidates socialiste, Luljeta Bozo, e cila tha se komunizmi kishte më shumë anë pozitive sesa negative.

“Sot po glorifikohet, po i jepet vlerë atyre që duhet të ishin antivlera. Pa u njohur krimet e komunizmit dhe pa u respektuar vlera e atyre që kanë kaluar jetën nëpër burgje, familjeve që janë internuar , unë nuk besoj që ne, pa njohur historinë, nuk besoj që mund të ecim përpara. Po të flasësh për Enver Hoxhën me nostalgji dhe që ka vlera pozitive, është e tmerrshme. 50 vite skllavërim, 50 vite vrasje, vdekje nëpër burgje dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë dhe unë e kam angazhim nga të parët e mi, siç e keni ju nga familjet tuaja që ne ti japim vendin që i takon në histori dhe ti njohim ato krime”, tha Jorida Tabaku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *