Subscribe

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se kanë rritur taksat ndaj biznesit dhe se kanë shtrenjtuar jetesën për qytetarët shqiptarë.

 

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se mijëra biznese kanë falimentuar pasi qeveria ka perdorur politika korruptive dhe klienteliste.

 

Sipas Tabakut, taksat e larta kanë bërë që të mbyllen një numër I madh biznesesh në vend.

 

“Dy janë armiqtë e biznesit në Shqipëri që, me politikat e tyre klienteliste dhe korruptive, kanë falimentuar me mijëra biznese, duke favorizuar një grusht oligarkësh dhe trafikantesh droge, I pari është Edi Rama. I dyti është shërbëtori i tij në krye të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Që prej ditës së parë që hipi në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i shpalli luftë qytetarëve, biznesit dhe të vërtetës. Që në paketën e parë fiskale, të miratuar në dhjetor 2015 në Këshillin Bashkiak, ai ndërmori hapin represiv dhe diskriminues ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Si rrjedhojë, sot ata që jetojnë dhe punojnë  në Tiranë paguajnë 328 milionë euro taksa shtesë, të cilat nuk janë investuar në punë publike, që nuk i shërbejnë modernizimit të qytetit dhe rritjes së cilësisë së jetës në Tiranë. Binzeset janë më të prekurit nga rritja e taksave në kryqytet nën drejtimin e Erion Veliajt. Sot rreth 51 mijë biznese në Tiranë paguajnë taksa 2- 3 herë më shumë se 4 vite më parë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *