Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina!...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League,...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet,...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet Kullën e...

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i drejtohet banesave

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra mbeten ende...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e...

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin...

Tabaku: Qeveria “Rama” më e korruptuara në Ballkan, vendi në varfëri

13 Korrik 13:46

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku doli në një deklaratë për mediat nga selia blu duke akuzuar qeverinë “Rama” si më të korruptuarën në ballkan.

Ajo tha se Shqiperia vuan nga varfëria e papunësia  e shtuar, e nga investimet e munguara nga bizneset e huaja.Tabaku thotë se janë konkluzionet e Departamentit të Shtetit.

 

Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit të Klimës së Investimeve për vitin 2019 publikuar nga Departamenti i Shtetit. Qeveria është kthyer në një gjobëvënës të madh karshi sipërmarrësve të huaj. Qeveria është pengesë kryesore për ekonominë cka nis që me vendosjen e gjobave anti-ligjore e deri tek votimi i ligjeve dhe rregulloreve të “vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën,” konstaton Departamenti i Shtetit në raport.Vendi lëngon në thatësirën ekonomike dhe të investimeve të huaja, shqiptarët vazhdojnë të vuajnë nga varfëria dhe papunësia është rritur.  Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përshkruan arsyet se përse ekonomia shqiptare është e izoluar dhe pa investitorë të huaj.

 

 

Sipas Jorida tabakut, Raporti vlerëson se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste.

 

 

Bizneset e huaja pohojnë se qeveria ndërhyn tek ato për ti detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë.Raporti citon problemet me të cilat përballet Shqipëria me projektet PPP që e janë të pastudiuara dhe të pakonsultuara. Një tjetër çështje e rëndësishme është edhe e drejta e pronës, raporti vlerëson se pronarët nuk marrin pronat e tyre të tjetërsuara nga regjimi komunist. Është rasti i vetëm në botë ku shumë prej investorëve amerikanë janë larguar nga Shqipëria si pasojë e këtyre problemeve jetike.Raporti i FMN evidenton problemin kyç të ekonomisë sonë gjatë qeverisjes Rama, mungesën totale të një plani dhe vizioni ekonomik.Të dhënat e paraqitura nga FMN  tregojnë se gjatë intervalit 2015-2019 mosha e re ka rënë me 0,6% ndërsa mosha e tretë është rritur me 12%. Kjo vjen si pasojë e rritjes së numrit të shqiptarëve që largohen nga Shqipëria.Një vend që plaket, që varfërohet nga të rinjtë, që nuk ka një vizion ekonomik dhe që zhytet më thellë në gropën e korrupsionit ka prodhuar një ekonomi të dobët pa mundësi reale punësimi dhe mirëqenie. Prej 6 vitesh me radhë, të vetmet investime të huaja janë ato të tashëguara nga qeverisja demokratike.

 

Ish deputetja e PD thotë më tej se situata ekonomike e vendit është edhe më tragjike në krahasim me vendet e rajonit.

 

 

Në raportin e fundit të Bashkimit Europian, rezulton se ne kemi rritjen ekonomike më të ulët në Ballkan. Edhe kjo vetēm falë shiut dhe eksportit të energjisë, pra pa krijuar vende të reja pune.Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, sipërmarrja nuk gjen terren dhe liri për të lëvizur, vendi është drobitur nga korrupsioni dhe grabitjet e oligarkëve me qeverinë Rama. Konkurrenca e ndershme dhe tregu i lirë janë zhdukur. Për Partinë Demokratike sfida jonë e parë për ekonominë e lirë dhe konkurencën e ndershme është lufta kundër monopolove, kundër oligarkisë dhe klientelizmit, kundër kapjes së ekonomisë.  Sot ka vetëm një përgjegjës për korrupsionin, kriminalitetin, vjedhjen e zgjedhjeve, rënien ekonomike dhe mbylljen e bizneseve. Ai është Edi Rama!Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve. Në Shqipëri nuk udhëheq interesi i njerëzve, por sundon vullneti i Edi Ramës.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Ballkan Korrupsion Qeveria Rama Tabaku

Nga e njëjta kategori

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet, të përgatitemi për zgjedhjet

më shumë...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

më shumë...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e nxjerrin shumë poshtë

më shumë...

5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë të parë drejt SHBA-së

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:43

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset...

10:28

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë...

10:07

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me...

10:01

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali...

9:42

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet...

9:35

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

9:30

UKT: Defekt i rëndë në linjën kryesore,...

9:22

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet...

8:56

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën...

8:48

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i...

8:36

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra...

8:28

Pse ushqimet e kripura na duken kaq...

8:01

Berisha: Rama në pikën më të dobët,...

7:42

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

7:38

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes...

7:31

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri...

7:10

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar...

7:04

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real,...

6:42

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus...

6:40

Hapen aplikimet për 300 kredi me 0%...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.