Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka qenë në konferencë në lidhje me sfidat e Ballkanit Perëndimor në çështjen e prpcesit të integrimit.

 

Deputetja Tabaku mësohet të jetë ftuar në këtë konferencë nga kryetari grupit për Ballkanin Perëndimor , Johann Wadephul dhe të pranishëm ishin presidenti i sapozjedhur i Malit të Zi dhe i deleguari special i Bundestag dhe Kancelarisë Gjermane, Sarrazin.

 

Tabaku u shpreh në konferencë se procesi integrimit mund të përdoret si një mjet për të ndryshuar realitetin. Ajo vuri theksin në mbështetjen për tregun rajonal dhe rritjen e këmbimeve ekonomike dhe jo vetëm.

 

Më tej deputetja e PD është takuat me Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi dhe më tej kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *