E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tabaku: Me planin tonë fitojnë prindërit dhe gjyshërit tanë

Ish-deputetja Jorida Tabaku deklaroi se PD ka prioritet trajtimin me seriozitet të pensionistëve.

 

Sipas Tabakut, kjo kategori është lënë pas dore nga qeveria, por ajo premtoi se gjërat do të ndryshojnë për ta kur opozita të marrë pushtetin.

 

“PD është një forcë e djathtë dhe beson tek liria e tregut dhe tek ekonomia e tregut. Ne do të luftojmë me çdo mënyrë të rrisim punësimin, të zhvillojmë sipërmarrjen dhe të luftojmë varfërinë. Por është e pafalshme që 650 mijë pensionistë trajtohen si qytetarë të dorës së fundit nga qeveria. Ne besojmë se shoqëria jonë i detyrohet atyre dhe familjet tona përpiqen përditë për t’i shërbyer atyre. Prandaj ne angazhohemi që të do të rrisim 5% çdo vit pensionet për 650 mijë pensionistë. Do të ulim kostot e jetës, duke ulur çmimin e energjisë, subvencionojmë ilaçet që të përfitojnë pensionisti. Shqipëria Fiton atëherë kur gjyshërit tonë trajtohen me dinjitet. Plani jonë për “Mirëqënien Sociale” është rruga me të cilën fitojnë prindërit dhe gjyshërit tanë. Rruga me të cilën Shqipëria Fiton”, tha Jorida Tabaku në “Facebook”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë