Jorida Tabaku, deputete e  PD, njëherazi dhe anëtare e komisionit të ekonomisë është e mendimit se ligji i ri për lojërat e fatit është klientelist. E ftuar në emisioni E-ZONE në Vizion Plus, Tabaku iu referua kritereve të licencimit që sipas saj plotësohen vetëm nga pak kompani në treg.

 

“Në se do të shohim kriteret, ato i plotësojnë vetëm kompanitë aktuale të kazinove që janë hapur në resorte. Ligji përcakton se xhiroja e kompanive pjesëmarrëse në gare, duhet të jetë 2 miliard  lekë në vitin e fundit, kur ndërkohë ka pesë vite që këto kompania janë mbyllur. Aktualisht funksionojnë vetëm kazinotë. Vet ligji nuk ka përjashtime konkrete, por kriteret vetëm bëjnë që tregu të përqendrohet në pak duar dhe të mos ketë konkurrencë”, -tha Tabaku

 

Ajo shprehet skeptike lidhur efekte që do të ketë ky ligj në treg.

 

“Kjo qeveri dështoi në vitin 2015, dështoi sërish në 2018 me aksionin e  famshëm, pasi tregu po dëshmon se është në informalitet të plotë, pyetja që më shqetëson mua është: Pse tani do të funksionojë ligjshmëria? Unë mendoj që jo. Ligji nuk jep garanci për formalizim dhe  nuk ofron barazi në tatim, njëkohësisht lejimi që do i bëhet reklamimit të kësaj industrie, unë mendoj se do të shoqërohet me efekte sociale në shoqëri”, -sqaroi Tabaku  në emisionin E-ZONE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *