E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tabaku i nxjerr videon Ramës: Dëgjojeni! Sa herë flet, ka një gënjeshtër!

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku publikoi në “Facebook” një video, ku sipas saj, kryeministri Edi Rama gënjen për koncesionin 400 milionë euro.

Tabaku akuzoi Ramën se çdo ditë thotë nga një gënjeshtër të re. Ajo deklaroi se kreu i qeverisë po i shmanget përgjegjësisë së tij.

“I vendosur përpara fakteve nga PD për koncesionin 400 mln euro, gënjeshtari mohoi shifrën dhe u betua se nëse e provonim atëherë do të dorëhiqej. Prova është investigimi që e nxorri zbuluar. Përditë nga një gënjeshtër me shpresën se ne dhe shqiptarët do t’i harrojmë apo do t’ia falim paratë e vjedhura. Ta harrojë ai dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij. Dëgjojeni dhe shiheni edhe një herë si është zotuar dhe mos harroni që sa herë që flet ka një gënjeshtër. Fshihet pas të tjerëve kur vjen fjala tek përgjegjësia, frikacaku që i shmanget përgjegjësisë së premtimit të bërë publikisht.”

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/2342016086093655/?t=16

Vazhdo të lexosh