Anëtarja e Kryesisë së PD, Jorida Tabaku ka akuzuar policinë se po burgos minorene dhe persona të pafajshëm dhe nuk ndalon kriminelët.

 

Në një postim në “Facebook”, ish-deputetja e PD teksa ka publikaur një foto ka denoncuar faktin se një fëmijë 5-vjeçar nga zona e Bregut të Lumit po mbahet në qelinë e komisiariatit numër 4.

 

Tabaku akuzon policinë se është vënë në shërbim të qeverisë dhe po I nxin jetën qytetarëve.

 

“Skandali i radhës. Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5-vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, i nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta. Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *