Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku reagoi për situatën e krijuar në vend për shkak të koronavirusit. Përmes një shënimi në “Facebook”, Tabaku i bëri apel qeverisë që të mos mendoj sot për sot sepse në këtë rast kriza do të dyfishohet. Sipas saj, një zgjidhje për të gjetur para është që të përdoren fondet për PPP.

 

“Në një situatë të tillë, një qeveri e shëndoshë mendërisht mendon përtej ditës së sotme. Por kokëfortësia aktuale prodhon një dyfishim të krizës, pasi qeveria ende nuk ka ndërmarrë një vendim për të pezulluar pagesat e koncesioneve siç u propozua nga PD. Paratë e PPP-ve mund të përdoren fare mirë në rritjen e kapaciteteve për të testuar sa më shumë qytetarë dhe për të qenë më të pranishëm në këtë kohë krize.”

 

Duke theksuar se propozimet e PD janë në sinkron me ato të FMN, Tabaku kërkoi që buxheti i shtetit të jetë në funksion të zgjidhjes së krizës dhe të mjekëve.

 

“Sot buxheti i shtetit duhet të jetë në funksion të krizës dhe mjekëve. Nuk mjafton duartrokitja për ta por duhen ndihma reale në buxhet. Sikundër duhet ndihma për 100 000 biznese të vogla, duhet një ndihmë për bizneset e mesme që kanëmbyllur aktivitetin por që do të kenë më pak para në xhepin e tyre. Duhet një rrugëzgjidhje për 350 000 profesioniste te lire e per punonjësit që do të marrin më pak parà si rrogë në fund të muajit. Ekonomia do çliruar dhe konsumi do ndihmuar! Shqipëria duhet qeverisur qofte krizë, pandemi apo situatë emergjence!”

 

Jorida Tabaku paralajmëroi se shqiptarët do të përballen me një pandemi nëse qeveria nuk merr masa për të shpëtuar ekonominë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *