Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nuk i ndali as këtë të mërkurë sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. Ajo deklaroi në “Facebook” se Rama vetëm gënjen.

 

Sipas saj, kur afrohen zgjedhjet, ai premton se gjërat do të ndryshojnë, por shtoi se faktet flasin tjetër gjë.

 

“Ka 8 vjet që premton, ka 8 vjet që mashtron, ka 8 vjet që mohon realitetin e varfërisë në Shqipëri. Ka 8 vjet që mohon shqiptarët që enden dyerve të BE-së njësoj si sirianët që janë në luftë. Për çdo prag zgjedhjesh i njëjti avaz. Premton për të gënjyer. Por faktet janë e vërteta që nuk fshihet. Janë 100 mijë shqiptarë që kanë humbur vendin e punës. Me shume se 40% e shqiptarëve janë në skamje. Pas 8 vitesh shfaqet sërish duke bërë të njëjtat premtime, a thua se shqiptarët nuk dëgjojnë dhe nuk e provojnë në lëkurën e tyre varfërinë. Në vend të fjalëve dhe propagandës bajate qytetarët kanë sot nevojë për zgjidhje konkrete me një plan të qartë dhe afatgjatë zhvillimi dhe punësimi.”

 

 

Jorida Tabaku u shpreh se plani konkret i Partisë Demokratike është që të nisë që në ditën e parë të qeverisjes punësimin e qytetarëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *