Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje...

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me...

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë...

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama:...

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të premten drejtuesit...

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon aplikimet për...

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv të vizave...

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Sveçla: Janë ndaluar 16 persona, përfshirë oficerë aktivë të Serbisë

6 Prill 20:10

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se autoritetet kanë ndaluar 16 persona, duke thënë se në mesin e tyre kishte edhe “oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë”.

Përmes një postimi në Facebook, tha se ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar më 5 dhe 6 prill, duke shtuar se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara me targa nga Kragujevci, qytet në Serbi.

Grupi i parë, sipas tij, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Ndërkaq, 12 persona të tjerë u ndaluan në Prizren.

“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, shkroi Sveçla.

Sipas tij, grupit të parë të ndaluar në Gjakovë, ndal të cilëve është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh, gjatë kontrollit të makinës me të cilin po udhëtonin iu gjetën “fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative”.

Për ndalimin e katër personave në Gjakovë ka raportuar edhe Policia e Kosovës, por edhe në njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të mbajtur të dielën, është përmendur ky rast.

Ministri në detyrë Sveçla, ndërkaq, pretendoi se 12 personat e ndaluar në Prizren, “po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë”.

“Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe”, u shpreh Sveçla.

Udhëheqësi i Ministrisë së Brendshme tha se bazuar në hetimet paraprake të organeve të rendit të Kosovës, një nga të ndaluarit është “konfirmuar se është zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor”, i cili, siç pretendoi Sveçla, “ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojeviq, nofka ‘Gandi’”.

“Ky i fundit është i afërt i Vlladimir Radivojeviq, nofka ‘Mami’, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku. Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bart gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Millanoviq, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe”, tha Sveçla.

Emri i Vlladimir Radivojeviqit është përmendur edhe më herët nga autoritetet e Kosovës, dhe është lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit kundër Policisë së Kosovës, të kryer në shtator nga një grup i serbëve të armatosur.

Më 29 shtator të vitit 2023, Policia e Kosovës e bastisi shtëpinë e Radivojeviqit në Zveçan. Ai besohet se është udhëheqës i një grupi tifozësh të klubit të futbollit Crvena Zvezda.

Bastisjet në shtëpinë e Radivojeviqit ishin kryer në aksionin e njëjtë policor, kur u bastisën pronat e Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë të Zveçanit, kur u vra polici Afrim Bunjaku. Gjatë këmbimit të zjarrit në Manastirin e Banjskës, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Sipas Zveçlës, fakti që grupi i dytë – që u ndalua në aksionin e fundit – ishte “strehuar në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira”.

Por, ky pretendim i Sveçlës është kundërshtuar nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.

Dioqeza tha se nga mediat ka mësuar se persona që natën paraprake kanë qenë mysafirë të Seminarit, duke theksuar se Kisha nuk mund të ketë njohuri se kush janë të gjithë pelegrinët që marrin pjesë në shërbesa apo edhe në këtë seminar.

“Çdo insinuatë se personat e përmendur, duke qëndruar në pjesën e mysafirëve të Seminarit, kinse kanë shfrytëzuar ‘institucionin fetar për maskim dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike dhe fetare në Kosovë’, siç thuhet në komunikatën e sotme të Policisë së Kosovës, është krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk bazohet në fakte konkrete”, tha Dioqeza Rashkës dhe Prizrenit.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë përshkallëzuar qysh në prill të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe. Zgjedhja e tyre nxiti protesta nga serbët lokalë.

Tensionet kulmuan shtatorin e atij viti, me sulmin e armatosur në Banjskë, që Kosova e konsideron sulm terrorist.

Në Kosovë është ngritur aktakuzë në rastin e Basnjkës kundër rreth 40 personave, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin. Besohet se ai dhe shumica e pjesëtarëve të grupit ndodhen të lirë në Serbi, ndërsa në paraburgim në Kosovë ndodhen Vladimir Toliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Ata janë arrestuar pas sulmit në Banjskë, ndërsa seanca e parë në rastin e tyre do të mbahet më 17 prill.

Edhe Serbia po heton sulmin në Banjskë, por deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër këtë sulm dhe ka kërkuar që pjesëmarrësit të përballen me drejtësinë.

Po ashtu, vitin e kaluar kanali i Ibër-Lepencit në veri u sulmua me mjete plasëse. Për këto dy sulme, Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në to./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Svecla Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Nis regjistrimi në universitete, shtatë faza në raundin e parë. Të rinjtë duhet të ndjekin portalin U-Albania

më shumë...

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Qarkun e Dibrës, flakët e favorizuara nga era po u afrohen zonave të banuara

më shumë...

Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë dhe tentoi vetëvrasjen, e bija njoftoi policinë

më shumë...

Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyre katër fëmijë, më pas i vë flakën shtëpisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:49

Nis regjistrimi në universitete, shtatë faza në...

3:30

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Qarkun e...

3:04

Strehimi për mjekët dhe infermierët, ministria ofron...

2:45

Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari...

2:13

Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë,...

1:42

Kërcënoi bashkëshorten me pistoletë, gjykata jep masën...

1:38

E rëndë në Prizren, vritet 81-vjeçarja, autori...

12:48

Kishte kultivuar 215 bimë narkotike, arrestohet në...

12:25

AAK padit 17 vendime të qeverisë, opozita...

12:24

Me pistoletë të mbështjellë me letër kuzhinë...

12:19

Zjarr gjatë mesnatës në Malësinë e Madhe,...

12:02

Qëlloi me armë ndaj të riut në...

11:51

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë...

11:24

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës...

11:01

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis...

10:51

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2...

10:45

Kush janë dy gratë që erdhën nga...

10:26

Zjarri përfshin fshatin Skrevan gjatë natës, zjarrfikësit...

10:24

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e...

10:22

Zjarri në malin e Shashicës vihet nën...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Hapet thirrja për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e a...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.