Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar...

Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për...

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore ndaj Infantinos,...

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia akuzon Ukrainën...

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për të mbajtur...

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt...

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e...

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që do t’ju...

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj, ish-liderja e...

Surrati i komunizmit në Rumani jeton akoma

Nga Robert Schwartz
Gazetar i DW
18 Dhjetor 13:19

“Partia është në gjithçka: në të gjitha, çfarë janë sot, dhe në të gjitha ato, që do t’i buzëqeshin diellit nesër!” Këto vargje nga kohët më të errëta të diktaturës komuniste në Rumani janë sërish aktuale sot, pothuajse saktësisht 29 vjet pas kolapsit të komunizmit në këtë vend të Evropës Juglindore. Ose e thënë më saktë: vazhdojnë të jenë aktuale.

 

Partia në pushtet PSD – shkurtimi në fakt do të thotë Partia Socialdemokrate – sillet si një përfaqësi e popullit që sundon në mënyrë absolutiste dhe i vazhdon sulmet ndaj Bashkimit Evropian si dhe shtetit juridik. Tradhëtia ndaj PSD është e barabartë me tradhëti kundër Rumanisë! Me mesazhe të tilla dhe të ngjashme nacionaliste-populiste e drejton PSD karrocën, pra Rumaninë – pas në humnerat e diktaturës së Çausheskut!

 

Aparatçikë si në kohët e Çausheskut

 

Shefi i partisë i dënuar prej kohësh për shkak të manipulimit të zgjedhjeve Liviu Dragnea dhe shpura e tij po kremtojnë një kthim pas në parulla primitive e naive dhe aq u bën për dëmin, që i shkaktojnë vendit. Pak ditë para marrjes së Presidencës së Këshillit të BE nga Rumania, qeveria gjoja social-liberale e Bukureshtit tregon fytyrën e saj të vërtetë johumane dhe thellësisht antievropiane.

 

Po, ata vazhdojnë të ekzistojnë, aparatçikët populistë dhe nacionalistë si në kohët e Çausheskut, të cilët duan të përcaktojnë edhe më tej fatet e vendit. Politikanë të korruptuar dhe të dyshuar për korrupsion ndjekin vetëm një synim: pikën “zero”, e cila do të sigurojë marrjen totale të pushtetit prej tyre. Që prej marrjes së pushtetit dy vjet të shkuara, koalicioni në pushtet përpiqet me dëshpërim që të miratojë një ligj amnestie dhe faljeje. Neutralizimi i drejtësisë dhe zbutja e luftës kundër korrupsionit janë bërë prioriteti kryesor i qeverisë marionetë të shefave të PSD-së dhe i organizatorit Dragnea. Ky dhe kolegë të tjerë të partisë synohet të lahen nga të gjitha kritikat për korrupsion dhe vendimet gjyqësore, në mënyrë që të kenë mundësinë të ngjiten vetë në postet më të larta.

 

Herë pas here, shoqëria civile dhe presidenti liberal-konservator Klaus Iohannis i kundërshtojnë së bashku këto përpjekje. Edhe nga Brukseli u dëgjuan pak javë më parë – me vonesë të konsiderueshme – kritika. Kritikat qenë kaq të forta, sa u aktivizua e gjithë forca antievropiane e postkomunistëve: u deklarua se nuk do të lejohet që të “diskriminohemi” nga Komisioni i BE dhe nga Parlamenti Evropian. Nuk jemi “vend i klasit të dytë”, u tha. Asnjë fjalë për gabimet vetjake. Fajin e ka bota e jashtme, BE, George Soros-i, “shteti paralel” dhe presidenti i shtetit.

 

Presidenti i shtetit, një tradhëtar i madh?

Po të pyetet Dragnea, kundër Klaus Iohannisit madje duhet të bëhen hetime për tradhëti të lartë, sepse presidenti i shtetit paskësh pasur poshtërsinë që të thoshte se qeveria aktuale nuk qenka në gjendje të marrë përsipër presidencën e Këshillit të BE. Në vitin 2019, kjo është motoja e populistëve nacionalistë, njerëzit duan një president të shtetit zemërmirë, “rumun”, që e do vendin e tij. Me këtë aludim të ri për përkatësinë e presidentit në minoritetin gjerman të Rumanisë, fushata e shfrenuar e shpifjeve kundër Iohannis arrin një pikë të re kulmore.

 

Dragnea ushqen pakënaqësitë kundër të huajve dhe me to përpiqet që të largojë vëmendjen nga politika katastrofale e qeverisë. Kështu si Dragnea flasin diktatorët. Jo vetëm në Bukuresht bëhen krahasime me pushtetmbajtësin komunist Çaushesku, 29 vjet pas ekzekutimit të tij në dhjetor 1989.

 

Më 1 janar Rumania merr presidencën e Këshillit të BE. Një kryesim, i cili do të karakterizohet nga fushata shpifjeje, propagandë dhe nga Fake Neës. Dhe nga një parti, e cila – si paraardhësja e saj komuniste – kërkon të jetë në të gjitha, çfarë janë sot, dhe në të gjitha ato, që do t’i buzëqeshin diellit nesër. Në një kohë kur Dragnea, si çdo autokrat, harron thelbësoren: ai që qesh i fundit, zakonisht qesh më mirë!

 

Posted Under:
Opinion Rajoni
Tagged:
BE Evropa Komunizem Rumania

Nga e njëjta kategori

BE kritikon Vuçiçin për deklaratat e bëra për Kosovën

më shumë...

“Kosova është Serbi”, Vuçiç sulmon aleancën shqiptaro-kroate: Duhet të jemi gati!

më shumë...

Serbia në zgjedhje të parakohshme, Vuçiç shpall datën e votimit

më shumë...

U raportuan të zhdukur, tre shqiptarë të Kosovës gjenden të pajetë në Maqedoninë e Veriut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:11

Sherr për një vajzë, vritet me thikë...

3:54

Me shpejtësi të lartë dhe drejtim mjeti...

3:23

Irani var dy persona që pretendon se...

2:58

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore...

2:46

Teknologjia tërheq të rinjtë, 20 vjeçari themelon...

2:42

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia...

2:39

Mbështetja për bizneset e vogla, Koçiu: Ekspertizë...

2:36

Emigrantët vijnë për pushime, fluks i lartë...

1:53

E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe...

1:50

Aksident në Lushnjë–Berat, makina rrotullohet disa herë...

1:44

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për...

1:31

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries...

1:24

Si ta përballojmë vapën me qetësi? Njihuni...

1:18

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, katër...

1:12

Autor i 6 vjedhjeve dhe tentativës për...

12:54

Korçë/ Tentoi të vidhte në një banesë,...

12:37

Gjumi i mirë e ka një sekret,...

12:12

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën...

12:10

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha:...

12:07

Shqiptarët kthehen në vendlindje për pushimet, vijon...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi s*ksualisht 13-vjeç...
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.