E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Surpriza të mëdha në Champions, ikën ekipi i merkatos së madhe

Pavarësisht një merkato veriore të nivelit të lartë Benfica nuk do të jetë pjesë e Champions League në sezonin e ri.

Luzitanët u mundën 2 me 1 në Greqi nga PAOK në ndeshjen e vlefshme për turin e trete kualifkues.

Giannoulis e Zivkovic shënuan për vendasit në Selanik ndërsa Rafa Silva shkurtoi në fund për ekipin portugez por pa vlera.

Kualifikim i bukur edhe për Dinamo Kiev që mundi 2 me 0 Az Alkmar falë golave të Rodrigues dhe Shaparenko.

Reklamë

Ecin përpara edhe belget e Gent të cilët fituan 2 me 1 kundër Rapid Viene.

 

 

Deri tani kemi këto vazo drejt shortit të fazës së grupeve edhe pse duhet të luhet edhe play off.

Vazo 1: Real Madrid, Liverpool, Bayern Munchen, Juventus, Psg, Zenit, Porto, Sevilla.

Vazo 2 Barcellona, Atletico Madrid, Manchester City, Manchester United, Borussia Dortmund, Shakhtar, Chelsea, Ajax

Vazo 3: Leipzig, Lazio, Inter, Atalanta.

Vazo 4: Istanbul Basaksehir, Rennes

Vazhdo të lexosh

Reklamë