Policia gjermane ka ndërmarre mëngjesin e kësaj te marte nje operacion te gjere kundër personave te dyshuar si mbështetës dhe simpatizantë te Shtetit Islamik. Ne 10 lande u kryen kontrolle ne mbi 200 zyra, apartamente dhe xhami dhe u prangosen disa persona.
Ne shënjestër ishin anëtare te grupit salafist “Feja e vërtete”, qe eshte nxjerre jashtë ligjit nga autoritetet gjermane. Ata shpërndanin falas kopje te nje versioni fundamentalist te Kuranit. Ministri i Brendshem Tomas de Mezier e konfirmoi aksionin ne Twitter dhe njoftoi nxjerrjen jashtë ligjit te grupit, qe nxiste urrejtje. Grupi salafist akuzohet për përpjekje të rekrutimit të luftëtarëve te ISIS, ndonëse nuk ka informacione se ata po planifikonin te kryenin sulme. Versioni i vecante i Kuranit qe shpërndahej prej tyre përcillte mesazhe urrejtjeje dhe ideologji antikushtetuese. Besohet se pas leximit te tij mbi 140 te rinj i jane bashkuar ISIS ne Siri dhe Irak. Disa prej xhihadisteve qe luftojnë per Shtetin Islamik ne Lindjen e Mesme kane pasur kontakte me grupin perpara largimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *