Subscribe

27 persona janë arrestuar  gjate superoperacionit te koduar “volvo 4” pas  një hetimi të nisur dy vite më parë nga prokuroria e krineve të rënda, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen se janë pjesë e kater grupve të astrukturuara kriminale që kane vepruar mes tyre në trafikun ndërkombetar të drogërave të forta.Mes tyre jane edhe emra të njohur, si Shkëlqim dhe Altin Avdyli nga Shijaku, si dhe disa të afërm  te tyre të cilët dyshohet se janë porositësit e laboratorit të heroinës qe u zbulua në Has. Detajet e hetimit i dha kryeprokurorja e krimeve të rënda Donika Prela.

 

Mes të arrestuarve jane edhe Esat Mehmeti, me pseudonimin “Çakja”, nga Fieri, si dhe Abedin Kuçi, nga Delvina, kushëriri i Klemend Balilit, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit.

 

Drejtori i përgjithshëm i policise Ardi Veliu konfirmoi se operacioni i koduar “Vol-vo 4” u shtri në 12 qytete të vendit ku u angazhuan mbi 1500 forca policie dhe ato speciale.

 

Grupet kriminale kishin mundur të depërtonin dhe të shtrinin ndikimin e tyre edhe në pushtetin lokal, hipoteka, polici dhe institucione të tjera.

 

Ndërkohe vijojnë ende kërkim edhe për arrestimin e Lul Berishës, i cili dyshohet të jetë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale. Ka te dhena se i konsideruari si i forti i Durrësit se ka bashkëpunuar me grupin e Avdylaj dhe ka marrë përsipër transportin e heroines qe do te prodhohej ne laboratorin e Hasit.

 

Gjatë operacionit u sekuestruan armë, një sasi parash, makina të blinduara, si dhe lëndë narkotike, heroinë e kokainë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *