Tetëdhjetë vjet më parë Superman u shfaq fillimisht në librat për fëmijë, për tu kthyer më pas në superheroin që mbërtheu pas vetes nëpërmjet filmave vizatimore dhe jo vetëm, fëmijet anëmbane globit.

Gjatë gjithë kësaj kohe të gjatë fytyra heroike e Clark Kent, ka shpëtuar botën një mijë herë, ka vdekur dhe është ringjallur, ka rrahur dhjetëra njerëz të keqinj dhe ka dashur vetëm një grua:, Lois Lane.

Tani gjithçka ndryshon: vëllimi i ri i Superman – i pesti në serinë “Superman: Son of Kal -El” nga shtëpia amerikane DC – e sheh superheroin në dashuri me një burrë. Jay Nakamura, gazetar me pamje epike me flokë rozë, është një njohës i vjetër për fansat e serialit, të cilët tashmë e kanë takuar atë në vëllimin e tretë të këtij seriali.

Nëse imazhet e puthjeve që tregojnë historinë e Superman janë tashmë në internet, për të ditur gjithçka për dashurinë e re të Superman duhet të prisni deri më 9 nëntor, kur do të dalë vëllimi i pestë. Superman, duhet thënë, nuk është më Clark Kent “i vjetër”: kostumi dhe pelerina i kanë kaluar djalit të Clark dhe Lois Lane, Jon i ri, i cili u shfaq në seri për herë të parë në 2015.

Superman, i riu, është heroi “Bashkëkohor dhe në përputhje me vlerat që Superman ka përfaqësuar gjithmonë: shpresa, e vërteta, drejtësia”, shkroi një nga autorët e serisë, Tom Taylor, në një deklaratë. “Por mbi të gjitha, ai pasqyron përvojën e shumë prej fansave të tij.”

DC Comics e dha njoftimin në Ditën Kombëtare të ndërgjegjësimit të LGBT, një  fakt që gjithsesi ka ndezu shumë polemika në rrjetet sociale për mesazhin që përcjell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *