Subscribe

Kampionati shqiptar do të nisë në datën 3 qershor. Ky është verdikti që ka dhënë mbledhja e zhvilluat nga federata shqiptare e futbollit, me të gjithë përfaqësuesit e klubeve të superiores. Pavarësisht se disa klube , mes të cilave Partizani, ka qënë kundër, në fund për tiu shmangur kolapsit financiar dhe penaliteteve të Uefa-s, u vendos pro rinisjes.

Me një lloj konsensus kemi vendosur që kampionati të fillojë në 3 qershor dhe të përfundojë më 29 korrik.Finalja e Kupës së Shqipërisë më datën 2 gusht. Nëse nuk ka ndonjë dëm për të gjithë futbollin shqiptar, disa mendonin që edhe mund ta mbyllnim kampionatitn. Jo vetëm penalizimi i UEFA-s, një problem i madh në qoftë se kampionati do të ndërpritej është karriera e futbollistëve. 6 muaj pa luajtur për një futbollist, do ishte shumë e dëmshme. Është shumë mirë për ta. Kjo epidemi na ra për keq, uroj ta kemi kaluar.

Duka sqaroi edhe protokollin që do të ndiqet me rinisjen e kampionatit sipas diskutimeve të ditëve të fundit me ekspertet e MInistrisë së Shëndetësise.

Kosto reale është transporti. Stafi duhet të udhëtojë më vete dhe futbollistët më vete. Si dhe akomodimi në transfertë, sepse futbollistët duhet të flenë në dhoma teke. Sot administrate e FSHF-së kanë dërguar në ministri protokollin sipas kërkesave, për rifillimin e stërvitjes dhe ndeshjes zyrtare. Besoj se do të kemi një përgjigje pozitive brenda javës. Nëse rikthimi do ishte më i shpejtë, do të qe më e përshtatshme. Të gjithëve do t’i matet temperatura para stërvitjes dhe ndeshjes, në qoftë se do të ketë shenja, patjetër që do ketë tampona”, u shpreh Duka.

Për të zyrtarizuar vendimin e marrë në këtë mbledhje nevojitet një qëndrim përfundimtar nga qeveria ndonëse, kjo pjesë tani duket formale. Superiores i kanë mbetur edhe 10 takime për të luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *