Një aksion i madh kundër piratërisë televizive është zhvilluar në disa vende europiane mëngjesin e kësaj të shtune.

Gjithcka në fakt ka nisur nga një investigim i emisionit italian “Le Iene” që ka provuar me fakte sesi në disa vende europiane shitej sherbimi pirat IPTV me cmime qesharake.

Gazetarët investigative të “Le Iene” shkuan madje deri në Holandë për të provuar se vetëm me 12 euro në muaj mund të shikoje nëpërmjet këtyre pajisjeve pirate, qindra deri edhe mijëra kanale përfshirë filma dhe në mënyrë të vecante evenimente sportive.

 

 

Piratimi I kanaleve prestigjozë europiane për transmetimin e  ndeshjeve të futbollit, formula 1 etj, ka bërë që policia italiane, por edhe ato në Francë, Holande, Belgjike, Luksemburbg, Bullgari dhe Greqi të nisin një operacion të madh të përbashket falë ndihmes edhe nga agjencite Eurojust dhe Europol.

 

Deri tani raportohet se ky aksion ka bërë që këtij grupi kriminal ti sekuestrohet 6.5 milion euro pasuri.

 

Mësohet se vetëm në Itali janë të paktën 5 milion kliente që kanë shërbim pirat nga këto dekodera IPTV të jashtëligjshme.

 

Demi që i është shkaktuar platformave televizive në Itali që paguajnë shuma të mëdha për të blere te drejtat televizive të eventeve të ndryshme, shkon deri ne 60 milion euro në vit.

 

Njëra prej platformave informatike, Xtream Codes, ishte ideuar dhe drejtuar nga dy shtetas grek. Ata kishin arritur tia shisnin dekodarat të paktën 700 mije klienteve.

 

Deri tani 25 persona janë evidentuar si përgjegjës për këtë rrjet kriminal.  Hetimet vec Italisë janë shtrire nga autoritetet italiaë edhe në Holandë, Francë, Greqi, Gjermani dhe Bullgari.

 

Kontrolle të shumta dhe ndalime personash janë bërë dhe po bëhen ende në këto vende për ta cmontuar plotësisht këtë rrjet kriminal që I shkakton platformave të rregullta televizive humbje kolosale në miliona euro.

 

Ligji parashikon se ata që shpërndajne këtë shërbim pirate e që vjedhin sherbimet televizive denohen nga 6 muaj deri ne 3 vjet burg shoqeruar me 25 mije euro gjobë.

 

Një situatë problematike  në lidhje me këtë drejtim është edhe në Shqipëri, ku persona të papërgjegjshëm ofrojnë dekodera pirate për klientet biznes dhe familjare duke vjedhur programe sportive dhe të tjera, në rastin konkret edhe në dëm të kompanisë “Tring”, sidomos kur bëhet fjalë për Uefa Champions League. Piratimi i transmetimeve sportive mbetet një problem i madh që autoritetet shteterore nuk e kanë luftuar asnjëherë si duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *