Puna për Portin e ri Turistik të Sarandës ka nisur tashmë dhe objektivi është që ky investim madhor ta kthejë këtë zonë në një atraksion të madh për turistët vendas por më së shumti edhe të huajt.

Kryeministri Rama publikoi pamjet e para të nisjes së këtij investimi prioritar, që sipas tij do të ngjizë turizmin e zonës në një nivel krejt tjetër, brenda një një periudhë 4 vjecare.

Rrënojat aktuale, do ia lënë vendin një plani ambicioz të kombinimit të portit me krijimin e të gjitha lehtësirave të tjera për turistet, duke ofruar një turizëm vecanërisht elitar që I mungon të gjithë zonës së bukur bregdetare të Sarandës.

 

VIDEO E INVESTIMIT:

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *