E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sunderland rikthehet në Europë – Xhaka para natës historike: “Duhet të jemi në zjarr”

Granit Xhaka ka folur me tone të qarta para një prej netëve më të veçanta në historinë e fundit të Sunderlandit, i cili rikthehet në garat evropiane pas më shumë se pesë dekadash.

Sunderland do ta nisë aventurën në Europa League përballë AZ Alkmaar në Stadium of Light, në një ndeshje që shënon rikthimin e klubit në futbollin evropian për herë të parë që nga viti 1973.

Reklamë

Kapiteni Granit Xhaka, i cili ka eksperiencë të madhe në kompeticionet evropiane, kërkon që bashkëlojtarët e tij të mos ndryshojnë asgjë nga ajo që i ndihmoi të arrinin këtë sukses.

“Dua t’i shoh lojtarët tanë në zjarr”, është mesazhi i Xhakës para përballjes me skuadrën holandeze.

Mesfushori e di mirë se nata do të jetë e veçantë për klubin dhe tifozët. Sunderland nuk kishte luajtur në Evropë që prej eliminimit nga Sporting Lisbona në Kupën e Kupave në sezonin 1973/74.

Sunderland siguroi pjesëmarrjen në Europa League pasi e përfundoi sezonin 2025/26 në vendin e shtatë në Premier League, në edicionin e parë pas rikthimit në elitë. Tani, me Xhakën si kapiten, klubi është gati për një kapitull që tifozët e tij e kanë pritur për 53 vjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.