E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sunak dhe Meloni kërkojnë “partneritet inovativ” për të “luftuar” emigrimin e paligjshëm

Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ranë dakord të vazhdojnë të punojnë së bashku për të trajtuar migracionin e paligjshëm duke zhvilluar “partneritete novatore”, tha zyra e Sunak.

Të dy liderët e kanë bërë prioritet reduktimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm që vijnë në vendet e tyre dhe në një telefonatë të premten ata diskutuan bashkëpunimin për të luftuar bandat që kontrabandojnë njerëz si dhe ardhjet e paligjshme.

Reuters vë në dukje edhe marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

“Meloni ka rënë dakord me Shqipërinë që Italia të ndërtojë qendra për dërgimin e emigrantëve në territorin shqiptar, ndërsa Sunak dëshiron të dërgojë azilkërkuesit në Ruandë, një plan që mbetet i zhytur në mosmarrëveshje ligjore”, shkruan Reuters.

“Kryeministri Sunak vuri në dukje miratimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri dhe liderët ranë dakord të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për të zhvilluar partneritete inovative në të gjithë Evropën,” thuhet në një deklaratë nga zyra e Sunak të premten./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë