Gjykata e Fierit ka lënë në burg Ledjan dhe Klaudjo Kapllanajn, dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, së bashku me punonjësin e tyre, Gerald Kollçaku.
Të tre u njohën me masën e sigurisë pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë, ku akuzohen se kanë sulmuar agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe efektivë të Policisë së Shtetit.
Lexo edhe :
Related Posts
Të dyshuarit kanë deklaruar në dëshmitë e tyre se nuk ishin në dijeni që personat të cilët kishin ndaluar dhe sulmuar ishin agjentë.
Ngjarja ndodhi kur një agjent i BKH-së, i shoqëruar nga efektivë të policisë, po zhvillonte një operacion me urdhër të SPAK-ut në fshatin Portëz e Madhe.
Sipas organit të akuzës, agjentët janë filmuar nga një person, çka i ka detyruar të ndërpresin operacionin dhe të zhvendosen në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”. Në këtë vend, disa persona që mbërritën me tre automjete i janë afruar dhe i kanë sulmuar fizikisht.






