Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së kryetares së LSI, Monika Kryemadhi lidhur me Komisionin e Inceneratorëve.

 

Sipas PD, ky Komision po sulmohet nga PS, LSI dhe Berisha. Në reagimin e PD, thuhet se të tre nuk duan që Shqipëria të ndryshojë.

 

“Ja kush po sulmon Komisionin Hetimor për inceneratorët, që po punon për të zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro.  Nga një anë Rama dhe PS. Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall: Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë”, thuhet në reagimin e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *