Vendi
Sulmohet Posta Shqiptare në Durrës, protestuesit i venë flakën qytetit

Protesta në Durrës është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ndërsa në shënjestër të tyre është vënë edhe godina e Postës Shqiptare. Gjatë incidenteve raportohet për skena dhune, ndërsa efektivët kanë përdorur shkopinj gome dhe shqelma ndaj protestuesve.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara në ambientet e Postës Shqiptare. Xhama të thyer, mobilie të rrëzuara, karrige të përmbysura, tavolina të dëmtuara dhe gurë të shpërndarë në ambientet e brendshme janë disa nga pasojat e incidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




