E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmohet me raketë aeroporti në Arabinë Saudite, plagosen 26 persona

26 persona kanë mbetur të plagosur pasi një raketë e lëshuar nga rebelet “huthi” ne Jemen, goditi një aeroport në jugperëndim të Arabisë Saudite.

 

Të plagosurit janë të gjithë civilë, mes tyre edhe 3 gra e 2 fëmijë.

 

Raketa goditi sallën e mbërritjes në “aeroportin ndërkombëtar ABHA” rreth orës 2 të mëngjesit.

 

Autoritetet saudite ekanë dënuar sulmin duke e cilësuar atë një shkelje të rëndë të së drejtës humanitare ndërkombëtare, e po ashtu edhe një krim lufte.

 

Megjthatë ende nuk është e qartë se çfarë lloj rakete u përdor në sulm, por sauditet pretendojne se grupi rebel ka blerë armë të sofistikuara nga Irani.

 

Nga ana tjeter, koalicioni saudit ka intensifikuar sulmet ajrore në pozicionet huthi në veri te Jemenit.

Vazhdo të lexosh