E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmohet me bombë artizanale Ambasada Amerikane në Pekin

Një bombë artizanale ka shpërthyer pranë ambasadës amerikane në Pekin. Vete sulmuesi mbeti i plagosur ndërsa nuk u lënduan persona te tjerë.

 

Shihet tymi që ngrihet nga selia diplomatike amerikane në zemër të kryeqytetit kinez si dhe grumbulli i njerëzve përpara saj. Dëshmitarët thane për policinë se kishin dëgjuar një “zhurmë te forte.

 

Reklamë

Një deklaratën e Ambasadës Amerikane në Pekin thuhet se një pajisje, të cilën e përshkruan si një bombë, kishte shpërthyer në rreth 13. 00 me orën lokale paren murit rrethues ne pjesën perëndimore. Personi që vendosi bombën u plagos ne dorë por nuk kishte rrezik për jetën e tij dhe ai u dërgua menjëherë në spital dhe është arrestuar

 

Policia njoftoi se me herët kishte ndaluar edhe një grua e cila dy orë përpara këtij sulmi dyshohet se ishte përpjekur të vinte zjarr pranë ambasadës , por mbetet e paqartë nëse dy incidentet ishin të lidhura ndërsa nuk dihen motivet e ngjarjeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë