Dy policë janë vrarë dhe një roje sigurie është plagosur në një sulm në konsullatën kineze në qytetin portual të Pakistanit, Karachi.

 

Të shtënat u dëgjuan rreth orës 09:30 të kohës lokale (04:30 GMT) jashtë konsullatës në zonën elegante Clifton, tha policia.

 

BBC thotë se katër persona të armatosur u përpoqën të hynin në konsullatë por u ndaluan nga rojet e sigurisë në një pikë kontrolli.

 

Tre nga agresorët janë vrarë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit.

 

Dëshmitarë okularë raportuan se po shihnin një shpërthim, dhe kanalet televizive lokale kishin transmetuar imazhe të një reje tymi.

 

Ndërsa sa i takon personelit brenda konsullatës mediat lokale raportuan se ai është i sigurt.

 

Një grup separatist, Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit, ka thënë se ka kryer ajo sulmin.

 

Gjatë viteve, projektet e ndërtimit dhe punëtorët kinezë në Balochistan janë shënjestruar vazhdimisht nga militantët./BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *