E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Sulmohet Konsullata e Kosovës në Danimarkë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Republikës së Kosovës në Kopenhagë, Danimarkë.

“Objekti ku ndodhet Konsullata e Republikës së Kosovës në kryeqytetin danez është sulmuar të hënën, me ç’rast është hedhur, dhe më pas edhe është vjedhur nga vandalët flamuri i Republikës së Kosovës. Bazuar në vëzhgimin e situatës nga konsulli i Kosovës në Kopenhagë, vandalizmi ishte i organizuar, pasi dorasit kishin me vete edhe mjetet e nevojshme për të kryer vandalizimin dhe për t’iu qasur flamurit”, thuhet në njoftim.

Ambasada e Kosovës ka  kërkuar që sa më shpejtë të identifikojë autorët e këtij sulmi, në mënyrë që të dalin para drejtësisë.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës inkurajon të gjithë diplomatët që të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës së tyre, duke avancuar interesin e Republikës së Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë