Subscribe

Teksa informonte për situatën në qendrat e votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se aplikacioni i KQZ është sulmuar.

 

Hakerimi që i është bërë aplikacionit, theksoi Celibashi, pengon gjithashtu raportimin e të dhënave nga KQZ.

 

Nëse ky problem nuk merr zgjidhje, ai deklaroi se kanë një plan B për të përditësuar të dhënat.

 

“Dua të sqaroj dy momente, njëra është informacion. Numri 65 nga 5199 QV është ato që kanë raportuar. Pra në çdo rast numri i QV është ajo QV që ka raportuar. Pjesëmarrja është mbi bazë të atyre qendrave të votimit që janë raportuar. Kemi një numër të vogël qendrash votimi, për faktin se aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më parë dhe po punohet për ta zgjidhur. Nëse nuk zgjidhet kemi një plan B për të përditësuar të dhënat. Kjo e dhënë që merret nga pajisja dërgohet në KQZ dhe bëhet përpunimi. Pra teorikisht, jo më pak se 2500 operatorë raportojnë mbi pjesëmarrjen. Por prej një ore nuk po e marrim këtë informacion sepse aplikacioni është sulmuar. Ka qendra votimi që raportojnë rregullisht, por ka edhe qendra që nuk raportojnë. Fakti që ato nuk kanë raportuar, nuk do të thotë se nuk kanë votuar. Nuk ka asnjë qendër votimi që është bllokuar procesi i votimit, por ka herë pas herë problematika”, u shpreh Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *